Presidenti i Atalantës: Në çerekfinale të Championsit sikur po shkojmë të mësojmë në shkollë

Presidenti i Atalantës: Në çerekfinale të Championsit sikur po shkojmë të mësojmë në shkollë

13:20, 10/07/2020

Atalanta është një nga skuadrat që vazhdon të surprizojë në Itali duke qenë aktualisht në vendin e tretë në kampionat, por aventura e bergamaskëve vazhdon edhe në Ligën e Kampionëve.

Atalanta është në çerekfinale të Champions e sot ka mësuar se në këtë fazë të kompeticionit do të përballen me PSG-në.

Një sfidë e vështirë për Gjimshitin me shokë, megjithatë presidenti i klubit, Antonio Percassi, shprehet se sfidën do ta luajnë me përulësi dhe se do të jetë sikur të shkojnë në shkollë.

Për ne është një nder të jemi në tetë skuadrat më të mira të Europës. Një ëndërr për Bergamon, një event historik. Do ta luajmë ndeshjen ndaj PSG me përulësi, do të jetë sikur të shkojmë në shkollë dhe të kërkojmë të mësojmë dhe përmirësohemi. Do të jetë një ndeshje historike për Atalantën”, u shpreh Perccasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco