Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Datat kur do të luhen ndeshjet e Championsit, kalendari deri në finalen e Lisbonës

Datat kur do të luhen ndeshjet e Championsit, kalendari deri në finalen e Lisbonës

13:09, 10/07/2020

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League, shkruan Syri.net.

Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale; Atalanta, Atletico Madrid, Leipzig dhe PSG.

Pritet të luhen takimet e kthimit, për t’u përcaktuar 8 ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt trofeut.  

Takimet e kthimit janë: Bayern Munchen-Chelsea (3-0), Barcelona-Napoli (1-1), Manchester City-Real Madrid (2-1) dhe Juventus-Lyon (0-1), që do të luhen më 7 gusht.

Në çerekfinale, dy çifte janë konfirmuar, Leipzig-Atletico Madrid dhe Atalanta-PSG.

Nga rezultatet e ndeshjeve të kthimit, Bayern Munchen-Chelsea, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon, do të përcaktohen dhe dy çiftet e tjera çerekfinaliste.

Sipas shortit fituesi i Bayern-Chelsea do të përballet me fituesin e Barcelona-Napoli, ndërsa fituesi i Manchester City-Real do të ndeshet me Juventus-Lyon.

Takimet çerekfinale do të luhen më 12-15 gusht, ndërsa gjysmëfinalet më 18-19 gusht.

Finalja e madhe e Champions League do të luhet më 23 gusht.

Kujtojmë se çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen të gjitha në Lisbonë të Portugalisë.

Kalendari i Championsit

Ndeshjet e kthimit të 1/8-ave

7 gusht

Bayern Munchen-Chelsea

Barcelona-Napoli

Manchester City-Real Madrid

Juventus-Lyon

Çerekfinalet/ 12-15 gusht

Çifti 1: Manchester City ose Real Madrid - Juventus ose Lyon

Çifti 2: Leipzig - Atletico Madrid

Çifti 3: Barcelona ose Napoli - Bayern Munchen ose Chelsea

Çifti 4: Atalanta – PSG

Gjysmëfinalet/ 18-19 gusht

Çifti 1 – Çifti 3 (Fitues 1)

Çifti 2 – Çifti 4 (Fitues 2)

Finale/ 23 gusht

Fitues 2 – Fitues 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco