Përballje e mundshme Juventus-Real Madrid, Ronaldo kundër ish-ekipit?

Përballje e mundshme Juventus-Real Madrid, Ronaldo kundër ish-ekipit?

12:48, 10/07/2020

Shorti i fazës çerekfinale mund të vërë përballë Real Madridin me Juventusin, nëse të dy ekipet do të kalojnë fazën e 1-8-ave.

Juventusi do të luajë sfidën e kthimit në Torino me Lyonin, teksa ndeshjen e parë në Francë e ka humbur 1-0.

Bardhezinjve u duhet përmbysja, për të kaluar në çerekfinale, aty ku shorti i ka rezervuar fituesin e çiftit Manchester City-Real Madrid.

Edhe madrilenëve u duhet një përmbysje, pasi kanë humbur takimin e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 1-2.

Realit i duhet një sforco edhe më e madhe ndaj anglezëve, pasi luajnë në fushën e Cityt.

Në rast kualifikimi të Juventusit dhe Realit, do të kemi një sfidë të Cristiano Ronaldos kundër ish-ekipit me të cilin fitoi gjithçka në karrierë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco