Ibra i jep mesazhin e qartë Milanit: Nuk jam futbollist për të luajtur në Europa League

Ibra i jep mesazhin e qartë Milanit: Nuk jam futbollist për të luajtur në Europa League

11:29, 10/07/2020

Zlatan Ibrahimovic nuk është unik vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Bomberi suedez shquhet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe pa asnjë lloj kompleksi.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi kur në një intervistë ka dhënë mendimin e tij për trajnerin e ardhshëm të Milanit, Ralf Rangnick, si dhe për të ardhmen e tij, duke theksuar se ai nuk është futbollist për të luajtur në Europa League.

“Ralf Rangnick? As që jam kam idenë se kush është, nuk e njoh. Ibra luan për të fituar, përndryshe qëndron në shtëpi. Unë nuk jam një futbollist për të luajtur në Europa League, as Milani nuk është një klub për të garuar në këtë kompeticion.

E ardhmja? Është e nevojshme një përballje me Ivan Gazidis . Por, nëse gjërat vazhdojnë të jenë kështu siç janë dhe nuk ndryshojnë, do të jetë shumë e vështirë për të qëndruar te Milani“, deklaron sulmuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco