Legjenda vazhdon/ Valentino Rossi do të garojë deri në 43 vjeç në MotoGP

Legjenda vazhdon/ Valentino Rossi do të garojë deri në 43 vjeç në MotoGP

10:33, 10/07/2020

Pas muajve të tërë pritjeje dhe shumë heshtjeje, kampionati Botëror i MotoGP do të rikthehet dhe do ta bëjë këtë me një lajm bombë.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta Dello Sport”, Valentino Rossi do të jetë pjesë e MotoGP deri në moshën 43-vjeçare, pasi shumë shpejt do të firmosë me skuadrën Petronas për 2 sezone. 

Kontrata e Rossit do të nisë në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për Botërorin e vitit 2022.

Zyrtarizmi do të vijë në pistën e Jerez në datën 19 korrik, ndërsa shok skuadre i “Doktorit” do të jetë italiani i talentuar Franco Morbidelli.

Yamaha zyrtare në vitin 2021 në vend të Rossit do të ketë në skuadër Fabio Quartararon, ndërkohë që Rossi do të kalojë te skuadra satelite Petronas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco