Analiza/ Bashkim Tufa për SYRI TV: Partizani – Tirana ‘derbi i infektuar’

Analiza/ Bashkim Tufa për SYRI TV: Partizani – Tirana ‘derbi i infektuar’

18:59, 09/07/2020

Gazetari i njohur i Sportit, Bashkim Tufa ka komentuar ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore.

Gjatë një interviste për emisionin e pasdites të gazetares Enkeleida Zekos, Tufa theksoi që derbi i kryeqytetit do të dhurojë emocione për faktin që të dy skuadrat kanë objektiva të ndryshme, titullin kampion dhe Europën.

Gjithashtu Tufa tha se Partizani është më i “goditur” për faktin se në organikë ka dy lojtarë më pak se kundërshtari për shkak se rezultuan pozitiv me Covid-19.

Partizani – Tirana. Kjo ndeshje nuk është një duel i rrallë, kjo është një ngjarje për tifozeritë dhe për të dy skuadrat. Ky vrapim i çmendur i Tiranës gjatë këtij sezoni ka filluar me fitoren 2-1 të derbit të dytë të kryeqytetit pastaj mori vrull Tirana. Rëndësia është shumë e madhe për të dy skuadrat ndonjëherë kjo ndeshje është e barazpeshuar me fitimin e titullit.

Derbi i fundit ishte i bukur pasi stadiumi ishte i mbushur plot dhe dekori ishte fantastik por nesër derbi do të luhet me stadiume bosh por unë do ta konsiderojë "derbi i infektuar". Tirana duhet të fitojë patjetër për të marrë titullin kampion. Laçi i bëri dhuratë të çmuar Tiranës duke mundur Kukësin. Tashmë Tirana duhet të fitojë me Partizanin. Futbollistët janë të mobilizuar dhe rëndësinë e derbit e dinë shumë mirë.

Covid tek Partizani – Kjo është parashikuar në protokollin e hartuar. Partizani është i penalizuar pasi ka dy lojtarë mangut dhe e rëndësishme është stoli me numrin e reduktuar që ka skuadra e kuqe. Tirana ka skuadrën e plotë dhe është më e avantazhuar. Partizani ka shansin të prekë Europën dhe pjesëmarrja do ta zbuste ecurinë e dobët të Partizanit këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco