Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Duhet të japim maksimumin në ndeshjen ndaj Partizanit, flet Egbo: Derbi luhet edhe nëse ka...

Duhet të japim maksimumin në ndeshjen ndaj Partizanit, flet Egbo: Derbi luhet edhe nëse ka...

18:28, 09/07/2020

Trajneri Emanuel Egbo, në konferencën për shtyp në prag të sfidës së të Premtes ndaj Partizanit, është shprehur optimist për gjëndjen e skuadrës dhe beson që nëse djemtë e tij do të japin maksimumin në fushën e lojës, rezultati pozitiv nuk do të mungojë.

Luhet derbi, a do futeni në fushë për fitore?

E kemi përgatitur si ndeshjen e radhë. E dimë mirë që është derbi i fundit i këtij sezoni.

Mendoj që e kemi përgatitur siç duhet dhe mbetet vetëm për tu futur në fushë e për të dhënë maksimumin tonë. Shpresojmë ta marrim atë rezultat që na duhet e na takon.

Çfarë duhet të bëjë ndryshe Tirana për të shmangur humbjen e tretë?

Ne do të futemi në fushë të fokusuar për të marrë rezultatin e duhur. Ti bëjmë hyzmetin dhe Zoti do na shpërblejë punën tonë.

Më mirë derbi apo titulli?

Unë nuk jam tifoz. Jam fokusuar tek objektivi që ka kërkuar klubi në fillim të sezonit dhe me atë do vazhdojmë.

Si është situata në klub, pas mbledhjes së komisionit të etikës. A duhej të ishte klubi i Tiranës prezent sot?

Për atë punë klubi ka personat e duhur në dispozicion për të dhënë atë përgjigje. Ka president, ka drejtor dhe menaxher. Janë ata që duhet të përgjigjen. Ne jemi brenda fushës dhe aty duhet të bëjmë punën tonë.

A ka ndikuar tek skuadra kjo situatë?

Jo nuk e besoj. Ajo ndeshje ka mbaruar. Klubi dhe Federata e vazhdojnë këtë gjë. Ne merremi vetëm me fushën.

Çfarë ndodhi me Kukësin…

Është ndeshje që ka përfunduar dhe nuk dua ta kujtoj. E kemi analizuar brënda skuadrës dhe e dimë çfarë ka ndodhur. Duhet ta rikuperojmë ndeshjen e nesërme.

Dy lojtarë pozitivë tek Partizani, i trembeni një infektimi?

Nuk është hera e parë. Nëse dy lojtarë janë infektuar të izolohen. Nuk kemi përse të kemi frikë, por vetëm kujdes. Nuk është hera e parë që ne ndodhemi në këtë situatë.

Ju si trajner, ka ndonjë vlerë më të madhe?

Na nevojiten vetëm tre pikë në këtë ndeshje. Nuk ka sfidë personale për mua. Mendja ime është vetëm ta çoj klubin përpara. Nga ana personale nuk kam asgjë tjetër pasi unë jam punonjës klubi.

Derbi i fundit është fituar 5-1, ku ndryshon sfida e nesërme nga ajo e shkurtit?

Është derbi i fundit dhe për ne është ndeshja e radhës. Nuk na intereson asgjë tjetër veçse të marrim rezultatin në na shërben.

Barazimi do të ishte i kënaqshëm?

Brenda ndeshjes ka tre rezultate, por ne duhet të marrim atë që është më i rëndësishmi për ne.

Do ishit më të qetë po ta kishit siguruar më përpara matematikisht?

Unë e kam thënë që ndeshjet duhet të merren një nga një dhe në fund të bëjmë llogaritë. Kështu që në fund do bëjmë llogaritë tona.

Pa dalë tek llogaritë, me Flamurtarin dhe Bylisin në fund. Është një ndeshje që mund ta sigurojë titullin?

Nuk mund të them asgjë. E rëndësishme të japim maksimumin dhe nëse e japim atë do marrim rezultatin e duhur. Duke i bërë hyzmetin si duhet ndeshjes, rezultati do të vijë.

Në paralelizmin me Rostov, do donit Partizanit e plotë apo një Partizan të cunguar?

Ajo nuk është puna ime. Ka një rregullore e cila parashikon që ndeshja vazhdon. Nëse ka të infektuar, ata duhet të izolohen dhe kampionati fillon. Si Partizani dhe Tirana ka lojtarë të U19 pjesë të organikës. Ata që janë të gatshëm për tu futur në fushë janë futbollistë të Tiranës dhe Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco