Pati problem me testin e Koronavirusit, del përgjigja për Vinicius Jr

Pati problem me testin e Koronavirusit, del përgjigja për Vinicius Jr

18:10, 09/07/2020

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk u stërvit me skuadrën, pasi i duhej të ribënte testin e koronavirus.

Testi i parë kishte shkuar keq dhe brazilianit i duhej të bënte për herë të dytë testin për Covid-19. Lajmin e dha trajneri Zinedine Zidane, i cili në një konferencë për shtyp u shpreh: “Doktorët na informuan se testi kishte shkuar keq dhe se duhej ta ribënim. Ndonjëherë gabimet ndodhin. Kur një gjë e tillë ndodh lojtari nuk mund të stërvitet. Ne do t’i kemi përgjigjet e testit këtë pasdite”.

Përgjigjja ka ardhur dhe fatmirësisht është negative. Sulmuesi do të rikthehet në stërvitje dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e listës së trajnerit francez për ndeshjen kundër Alaves. Ai është kthyer në protagonist të skuadrës madrilene dhe ka bërë mirë këtë sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco