Suarez i del në mbrojtje Antoine Griezmann

Suarez i del në mbrojtje Antoine Griezmann

17:24, 09/07/2020

Të mërkurën në mbrëmje, Barcelona mundi Espanyol në derbin e 172-të midis dy skuadrave (1-0). Golin e vetëm të takimit e realizoi, Luis Suarez, i cili u bë edhe golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit blaugranë me 195 gola.

Në një prononcim pas ndeshjes, Saurez u pyet për ndryshimin e fundit taktik te Barcelona si dhe pozicionimin aktual të Griezmann, i cili duket se po përshtatet mirë. Në majë të sulmit së bashku me Suarez dhe Messin, Griezmann ishte pjesë e aksionit të golit të skuadrës katalanase

Pikërisht për situatën e sulmuesit francez te Barcelona foli edhe uruguaiani: " Është trajneri që vendos. Qëllimi është të gjejmë formulën më të mirë të mundshme për të tre ne (Messi, Suarez dhe Griezmann), por ne njohim njëri-tjetrin. Është viti i parë për të dhe nuk është aq e lehtë të përshtatesh. Kjo mund të jetë një nga zgjidhjet që duhet të gjendet me trajnerin, ”tha Suarez.

                                                                                                          

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco