Zgjerohen hetimet për Bylis-Tirana, në FSHF dëshmon edhe administratori i Vllaznisë

Zgjerohen hetimet për Bylis-Tirana, në FSHF dëshmon edhe administratori i Vllaznisë

14:19, 09/07/2020

Pak ditë më parë administratori i Vllaznisë, Suad Lici, akuzonte presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanajn, për të cilin tha se “ka ndërhyrë tek arbitrat që kanë gjykuar takimet mes Vllaznisë dhe Bylisit”.

Kjo nuk u prit mirë nga presidenti ballshiot, që reagoi menjëherë duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe duke i thënë Licit, që të kërkonte falje publikisht, në të kundërt gjithçka do të përfundonte në gjyq.

Pikërisht për këtë arsye, ditën e sotme, kur po diskutohet për dyshimet në ndeshjen Bylis-Tirana në zyrat e FSHF-së dhe ku po jepen dëshmi për atë ndeshje, është thirrur edhe administratori i Vllaznisë të sqarojë deklaratën e disa ditëve më parë dhe të tregojë se çfarë di për dyshimet e kohëve të fundit.

Sot në FSHF për të dëshmuar janë paraqitur dy presidentët, Besnik Kapllanaj i Bylisit dhe Refik Halili i Tiranës, si dhe gjyqtarët e takimit me kryesor Juxhin Xhajën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco