Presidenti i Milanit tregon se kur do të jetë gati stadiumi i ri

Presidenti i Milanit tregon se kur do të jetë gati stadiumi i ri

12:06, 09/07/2020

Drejtuesit e Interit dhe Milanit janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Bashkinë e Milanos për të ndërtuar një stadium të ri në të njëjtën zonë ku është mitiku “Giuseppe Meazza”, ndërsa presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaron, u shpreh mjaft optimist se gjithçka është në rrugën e duhur.

Patëm disa mosmarrëveshje me Bashkinë, por më në fund besoj se jemi në rrugën e duhur, pasi kemi akord për të gjitha detajet. Jam optimist se stadiumi i ri do të jetë gati në 2024-ën, ndërsa për inaugurimin i takon Bashkisë të vendosë nëse do ta përdorë apo jo për Lojërat Olimpike Dimërore. Me të ardhurat nga stadiumi, mund të blesh një skuadër të tërë, ndaj është shumë i rëndësishëm ndërtimi i këtij impianti. Menjëherë pas bërjes funksional të stadiumit të ri, do të nisë puna për rikualifikimin e atij aktual, për ta shndërruar në një park sportiv”, u shpreh Scaroni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco