Talenti 16-vjeçar mbërrin në Milano për të kryer vizitat mjekësore

Talenti 16-vjeçar mbërrin në Milano për të kryer vizitat mjekësore

11:47, 09/07/2020

Milani pritet të bëjë ndryshime të shumta në merkato, ku objektivi i qartë do të jetë të afrohen lojtarë të rinj, që mund t’i sjellin klubit fitime edhe për të ardhmen.

Pikërisht për këtë, drejtuesit kanë nisur nga puna që tani, teksa kanë arritur marrëveshjen me një talent suedez.

Bëhet fjalë për Lukas Bjorklund, i cili është vetëm 16 vjeç dhe ka shkëlqyer me të rinjtë e Malmos.

Futbollisti i cili luan në mesfushë shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe për këtë arsye drejtuesit kuqezi kanë nxituar për të arritur marrëveshjen.

“Di Marzio” raporton se Bjorklund ka zbarkuar ditën e sotme në Milano, ku ka filluar edhe vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë edhe zyrtarizimi. 

Gjithashtu lojtarin e kërkonte edhe Interi me Bolonjën, por drejtuesit e Milanit janë treguar më të shpejtë për të firmosur me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco