Liverpooli bëhet i pari ekip që arrin këtë statistikë në 132 vjet histori të kampionatit anglez

Liverpooli bëhet i pari ekip që arrin këtë statistikë në 132 vjet histori të kampionatit anglez

09:36, 09/07/2020

Me fitoren 3-1 ndaj Brighton në kuadër të javës së 34-t të Premierligës, Liverpooli ka vendosur një tjetër rekord.

Pasi “Të Kuqtë” siguruan vendin e parë shtatë javë para përfundimit të sezonit, duke siguruar edhe titullin e parë pas 30 vjet pritje, ata u bënë dhe klubi i parë që arrin më shpejt 30 fitore brenda një kampionati.

Liverpooli arriti që pas 34 ndeshjeve të sigurojë fitoren e 30-të, duke regjistruar edhe dy barazime dhe dy humbje.

Në 132 vjet histori të elitës së futbollit anglez, asnjë klub nuk ka arritur një gjë të tillë me një numër kaq të vogël të ndeshjeve.

Liverpooli tani synon edhe një tjetër arritje të madhe, të kalojë numrin e 100 pikëve këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco