Dy lojtarët e Partizanit me Koronavirus e vënë derbin në rrezik, vjen reagimi i Tiranës

Dy lojtarët e Partizanit me Koronavirus e vënë derbin në rrezik, vjen reagimi i Tiranës

09:02, 09/07/2020

Klubi i Tiranës është i qartë në lidhje me fatin e derbit mes Partizanit dhe bardhebluve.

Kështu, pas lajmit që dy lojtarë të të kuqve janë të prekur nga Koronavirusi, në skuadrën bardheblu është ndierë frika.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë asgjë, sepse drejtuesit e klubit bardheblu kanë qenë të qartë për çështjen e ndeshjes.

Sipas drejtorit sportiv të klubit Tirana, Arbi Laçi, nga ana njerëzore i vjen keq që ka ndodhur një fakt i tillë, për më tepër para derbit.

Gjithsesi, zgjidhja është vetëm një: të luhet ndeshja.

Laçi u shpreh për “Panorama Sport” se në dorë gjithë situatën e ka Federata, por bardheblutë janë që të luhet takimi, pasi kështu është protokolli i ndeshjeve në Kategorinë Superiore dhe nuk shtyhet ndeshja.

“Frika ekziston, por për ne ndeshja duhet të luhet, duke zbatuar protokollin që ka publikuar Federata, ndonëse është kjo e fundit që vendos gjithçka. Ne vetëm zbatojmë vendimet e saj”, është shprehur Laçi.

Sipas tij, është e pamundur që një sfidë e tillë të lihet për në fund, ndonëse për të gjithë shëndeti duhet të jetë në radhë të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco