FOTO/ Ankth para derbit, te Partizani bëjnë testet për COVID-19

FOTO/ Ankth para derbit, te Partizani bëjnë testet për COVID-19

08:48, 09/07/2020

Klubi i Partizanit ka konfirmuar dy futbollistët e skuadrës të infektuar me COVID-19.

Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, por gëzojnë shëndet të mirë duke u vetë-karantinuar në banesat e tyre.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme të gjithë lojtarët kanë kryer testet për COVID-19, teksa do të jenë në ankth për përgjigjet, kur dihet se të premten do të kenë derbin me Tiranën.

Image

Klubi i kur ka dalë me njoftimin zyrtar, ku theksohet: “FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve, mbasi dy prej pjesëtarëve të skuadrës, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco