Liverpool nuk njeh limite, marshon drejt 100 pikëve në Premier League

Liverpool nuk njeh limite, marshon drejt 100 pikëve në Premier League

23:37, 08/07/2020

Liverpool nuk ndalet në Premier League.

“Reds-at” fituan 3-1 në transfertë kundër Brighton në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 në elitën e futbollit britanik.

Mohamed Salah në minutën e 6’ kaloi Liverpoolin në avantazh 0-1, para se Jordan Henderson dy minuta më vonë të shtonte avantazhin në 0-2.

Në fund të pjesës së parë, Brighton ngushtoi avantazhin me anë të Leandro Trossard. Rezultatin përfundimtar të takimit e “vulosi” sërish Salah i cili realizoi dopietën personale.

Liverpool tani numërojnë 92 pikë, dhe në 4 javët e fundit ka mundësi për ta kaluar 100 pikëshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco