VIDEO/ Barcelona vs Espanyol: Ylli i Barcelonës mbërriti në 'Camp Nou' me në një biçikletë

VIDEO/ Barcelona vs Espanyol: Ylli i Barcelonës mbërriti në 'Camp Nou' me në një biçikletë

23:15, 08/07/2020

Barcelona po luan në këto momente ndaj Espanyol në ‘Camp Nou’ (1-0), në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Për të dy skuadrat kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe, me Barçën që shpreson ende te titulli dhe Espanyol në anë tjetër, që rrezikon rënien nga kategoria.

Para fillimit të kësaj ndeshje, mbrojtësi Gerard Pique ka marrë vëmendjen e medieve me veprimin e tij.

Pique ndryshe nga shokët e tij të skuadrës që udhëtonin me makina luksoze, mbërriti në stadiumin  “Camp Nou” me një biçikletë, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Lojtari kaloi përpara tifozëve dhe medieve me shpejtësi, të cilët në fillim nuk mundën që ta njihnin.

Ky gjest i Piques i ndau sportdashësit spanjoll, pasi nga njëra anë ishin ata që e morën atë si diçka piktoreske dhe madje komike, e nga ana tjetër, ishin ata që e morën atë si një provokim ndaj Espanyol, pasi ishte një derbi me një rëndësi të veçantë, me rivalët që në rast humbje bien matematikisht në Divizionin e dytë spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco