Detajet/ Një prej futbollistëve të Partizanit u infektua me Covid-19 nga motra, tjetri...

Detajet/ Një prej futbollistëve të Partizanit u infektua me Covid-19 nga motra, tjetri...

22:24, 08/07/2020

Klubi i Partizanit ka konfirmuar dy futbollistët e skuadrës të infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, por gëzojnë shëndet të mirë duke u vetë-karantinuar në banesat e tyre.

Sipas informacioneve të “Supersport”, Deian Boldor është infektuar nga motra e tij. Ai dhe Ferhati kanë disa ditë që nuk janë stërvitur me skuadrën.

Të njëjtat burime theksojnë që nëse do të dalin pozitiv futbollistë të tjerë atëherë nuk do të luhet ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco