VIDEO/ Klubi i Romës nderon kompozitorin Ennio Morricone

VIDEO/ Klubi i Romës nderon kompozitorin Ennio Morricone

20:48, 08/07/2020

Klubi i Romës ka vendosur të kujtojë kompozitorin dhe muzikantin e famshëm italian, Ennio Morricone, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Verdhekuqtë luajnë mbrëmjen e sotme ndaj Parmës dhe për këtë sfidë ata kanë menduar që të veshin një fanellë të veçantë.

Në shpatullën e majtë të lojtarëve do të jetë i stampuar portreti i kompozitorit, me mbishkrimin: "Faleminderit Maestro". Marricone njihej si një tifozë i zjarrtë i klubit të Romës.

Kujtojmë që përpara fillimit të çdo sfide në Serie-A do të mbahet një minutë heshtje në nder të kompozitorit të famshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco