Sherri në fund/ Curri reagon ashpër: Është turp, nuk na ka ndodhur as në Beograd me Kombëtaren

Sherri në fund/ Curri reagon ashpër: Është turp, nuk na ka ndodhur as në Beograd me Kombëtaren

20:01, 08/07/2020

Zëvendës trajneri i Prishtinës, Debatik Curri nuk është përmbajtur në kritika dhe akuza ndaj gjyqtarëve, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Policisë, pas humbjes 2:1 kundër Gjilanit të mërkurën.

Në një ndeshje të tensionuar dhe me polemika për shkak të përjashtimit nga loja në pjesën e dytë të portierit të bardhekaltërve, Visar Bekaj, dalje e të cilit ndikoi në ecurinë e lojës.

Stafi i Prishtinës me në krye trajnerin Armend Dallku në përfundim të takimit rrethuan trupën e arbitrave për t’u kërkuar llogari, ndërsa diskutimi me tone të ashpra po zgjaste prej disa minutash deri sa ndërhynë edhe forcat e rendit, të cilët reaguan duke i largua ata dhe stafin e Prishtinës me spraj. 

Në intervistën për mikrofonin e “Supersport” u afrua fillimisht Curri, i cili akuzoi Federatën e Futbollit në Kosovës se ka dëmtuar garën me këta arbitra.

“Është një turp kjo që ndodhi këtu dhe Federata duhet të mbajë përgjegjësi me këta arbitra që cakton, që nuk dihet se kujt i shërbejnë. Atë që na kanë bërë këtu, nuk e kam parë as në Serbi kur kam qenë me Kombëtaren. Për ndeshjen nuk kam çfarë të flas, pasi të gjithë e panë që ishte një maskaradë”, u shpreh Curri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco