5 klube italiane interesohen për shërbimet e Mario Mandzukic

5 klube italiane interesohen për shërbimet e Mario Mandzukic

19:29, 08/07/2020

Aventura e Mario Mandzukic në Katar zgjati vetëm 6 muaj . Ditët e fundit, ish-futbollisti i Juventus ka ndërprerë kontratën me Al-Duhail (ai kishte mbërritur në 1 Janar), duke dalë tashmë një lojtar i lirë.

2 gola në 8 paraqitje në kampionatin e Katarit nuk janë performanca më e mirë e Mandzukic, por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi të paktën 5 ekipe italiane kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit kroat.

Bëhet fjalë për klube si Fiorentina, Milan, Benevento, Inter apo Verona, të cilët kanë shfaqur interes për të. Tashmë mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën futbollisti i njohur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco