Vardy i vendosi shkelmin, Mustafi reagon me ironi: VAR-i po bën verifikime!

Vardy i vendosi shkelmin, Mustafi reagon me ironi: VAR-i po bën verifikime!

18:16, 08/07/2020

Mustafi nuk i kursen inronitw me arbitrimin pas incidentit me Jamie Vardy: VAR është akoma duke verifikuar

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit Shkodran Mustafi mori një shkelm të ashpër në fytyrë nga Jamie Vardy, në sfidën e mbrëmjes së djeshme ndaj Leicesterit, ndërsa pavarësisht protestave, për sulmuesin anglez nuk pati masë ndëshkimore.

Mesditën e sotme mbrojtësi që ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, publikoi foto të dëmtimeve të pësuara në fytyrë nga taka e sulmuesit të Leicesterit, ndërsa nuk kurseu as ironitë me arbitrimin, duke vënë diçiturën “VAR është akoma duke verifikuar”.

Gjesti i pandëshkuar i Vardyt shkaktoi polemika në përfundim të ndeshjes, pasi në minutën e 75-të sulmuesi i ri i Arsenalit Nketiah u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje me taka, ndërsa Leicester shfrytëzoi epërsinë numerike për të gjetur golin e barazimit pikërisht me sulmuesin anglez disa minuta para fundit.

Edhe vetë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka reaguar për episodin në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku ka theksuar se sulmuesi anglez duhej ndëshkuar me karton të kuq, pasi i dha një shkelm të qëllimshëm Mustafit.

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka marrë edhe mbështetjen e fansave të shumtë, të cilët janë rreshtuar në krah të tij dhe kanë akuzuar VAR-in se duhej të kishte ndërhyrë për të marrë masa ndaj Jamie Vardyt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco