Kafshoi futbollistin kundërshtar, dënohet lojtari i Lazio-s

Kafshoi futbollistin kundërshtar, dënohet lojtari i Lazio-s

17:29, 08/07/2020

Mbrojtësi i Lazio-s, Patric, është përjashtuar për 4 javë, si dhe është gjobitur me 10 mijë euro për kafshimin që i bëri futbollistit të Lecce-s Giulio Donat të martën në mbrëmje (Lecce 2-1 Lazio).

Komisioni Disiplinor këtë pasdite ka dhënë verdiktin për momentin e çmendurisë së Patric. Episodi u regjistrua në minutat shtesë të takimit, ku mbrojtësi spanjoll humbi toruan dhe kafshoi në krah kundërshtarin e tij.

Edhe vetë futbollisti i Lazios është penduar për çfarë bëri në “Via Del Mare” të Lecces, pasi vendosi t’i kërkojë menjëherë falje Giulio Donatit nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij personal.

“Giulio Donati të kërkoj ndjesë për gjestin që bëra, ishte mungesë kthjelltësie. Për më tepër të uroj shumë fat ty dhe skuadrës tënde për pjesën e mbetur të kampionatit”, shkroi Patric në Instagramin e tij.

“Janë gjëra që në raste të tensionit të lartë edhe ndodhin, por kur tjetri e kupton gabimin dhe kërkon falje, gjithçka mbetet në fushën e lojës, pa pasur vend për mllefe”, tha mbrojtësi i Lecces në përgjigjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco