Nuk kanë fund telashet për Jovic, futbollisti i Realit përfundon sërish në karantinë

Nuk kanë fund telashet për Jovic, futbollisti i Realit përfundon sërish në karantinë

17:07, 08/07/2020

Padyshim, Luka Jovic po jeton një sezon të parë qesharak në Madrid. Qesharak nuk është domosdoshmërisht termi i duhur ... Pak i përdorur nga Zinedine Zidane (vetëm 16 paraqitje në La Liga), goleadori serb është përfolur më shumë për jetën jashtë fushës së lojës, veçanërisht për thyerjen e rregullave të karantinës.

Dhe tashmë në media qarkullon një tjetër histori, për të cilën ai me siguri nuk është përgjegjës, por mund të kishte bërë më mirë...

Sipas atyre që raporton “Jugones” , 22-vjeçari është izoluar në shtëpi. E gjitha kjo ka ardhur, pasi futbollisti ka takuar një mik, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sulmuesit i është bërë menjëherë tamponi dhe rezultati fatmirësisht ka qenë negativ. Megjithatë edhe pse rezultati ishte negativ, ai do të futet në karantinë për disa ditë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco