Reali dhe Barça në luftë për të transferuar ‘Lewandowskin’ e ri

Reali dhe Barça në luftë për të transferuar ‘Lewandowskin’ e ri

16:46, 08/07/2020

Sfida mes Real Madrid dhe Barcelona-s duket se nuk njeh limite jo vetëm në fushën e futbollit po ashtu edhe në merkato.

Dy klubet janë gati të sfidohen edhe në garën për përforcimin më të mirë të mundshëm, ndërsa në fushën e lojës vazhdon lufta për La Liga-n.

Sipas Don Balon, dy klubet po sfidohen për një objektiv të përbashkët. Bëhet fjalë për Filip Marchwinski, sulmues polak i rritur te Lech Poznan, i cili ka shumë ngjashmëri me Robert Lewandowski.

Edhe për shkak moshës së re, është vetëm 18 vjeç, djaloshi pëlqehet shumë nga Real Madrid dhe Barcelona, gati të hidhen në sulm për ta marrë në skuadër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco