FOTO/ Gjendet i vdekur në det kampioni i botës 32-vjeçar

FOTO/ Gjendet i vdekur në det kampioni i botës 32-vjeçar

15:11, 08/07/2020

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin sportiv. Aleks Pulin, dy herë kampion bote në disiplinën e snoubord, është gjetur i vdekur në det në Australi, teksa ishte duke ushtruar pasionin e tij, që ishte peshkimi nënujor.

32-vjeçari humbi jetën tragjikisht, teksa ishte një nga më të mirët në botë në sportin e snoubord, madje mbajti edhe flamurin e Australisë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Sochi 2014”.

Image

Pulin është gjetur pa ndjenja nga një tjetër peshkatar në det dhe është nxjerrë në breg nga rojet bregdetare.

Edhe pse mjekët që mbërritën me urgjencë tentuan ta rikthejnë në jetë nuk ia dolën dot mbanë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco