VIDEO/ Shkoi në tribunë për t’u zënë me tifozin, dënohet mesfushori i Tottenhamit

VIDEO/ Shkoi në tribunë për t’u zënë me tifozin, dënohet mesfushori i Tottenhamit

13:53, 08/07/2020

Mesfushori i Totenhamit, Eric Dier, nuk i ka shpëtuar dënimit, pas atij episodi të pazakontë më 4 mars, në sfidën ndaj Norwich, e vlefshme për Kupën e Anglisë.

Futbollisti i “gjelave” i befasoi të gjithë në fundin e ndeshjes, teksa kapërceu barrierat duke u ngjitur në tribunë dhe duke shkuar të përleshet me një tifoz.

Më pas u zbulua se arsyeja e vërtetë e këtij konfrontimi ishte sepse një tifoz ofendoi vëllain e futbollistit në tribunë.

Për shkak të pandemisë, FA ka vendosur sot dënimin për mesfushorin anglez.

Dier është gjobitur me 40 mijë sterlina dhe nuk do të jetë i gatshëm për 4 ndeshje.

Ky pezullim i futbollistit vjen në një moment shumë kritik të sezonit, pasi Tottenhamit i duhen pikë dhe të gjithë lojtarët në dispozicion, në këtë kalendar të ngjeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco