Kombëtarja e Italisë publikon datat e ndeshjeve për vitin 2020

Kombëtarja e Italisë publikon datat e ndeshjeve për vitin 2020

13:30, 08/07/2020

Kombëtarja e Italisë do të luajë 8 ndeshje gjatë muajve të ardhshëm të vitit 2020.

Në mesin e këtyre ndeshjeve do të jenë gjashtë të Ligës së Kombeve dhe dy ndeshje miqësore.

Federata e Futbollit e Italisë e publikoi sot orarin e ndeshjeve të ekipit kombëtar.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini do të luajë për herë të parë pas ndërprerjes së futbollit më 4 shtator, kur do ta nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen kundër Bosnjës.

Edhe shtatë ndeshje të tjera do të zhvillohet përgjatë tri ndërprerjeve për ndeshjet e Kombëtareve.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 20:45.

Kalendari i Italisë

4 shtator, 2020: Italia v Bosnja (Liga e Kombeve)

7 shtator, 2020: Holanda v Italia (Liga e Kombeve)

7 tetor, 2020: Italia v Moldavia (Miqësore)

11 tetor, 2020: Polonia v Italia (Liga e Kombeve)

14 tetor, 2020: Italia v Holanda (Liga e Kombeve)

11 nëntor, 2020: Italia v Estonia (Miqësore)

15 nëntor, 2020: Italia v Polonia (Liga e Kombeve)

18 nëntor, 2020: Bosnja v Italia (Liga e Kombeve)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco