Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Pep Guardiola flet për të ardhmen e Lionel Messit

Pep Guardiola flet për të ardhmen e Lionel Messit

22:54, 07/07/2020

Lionel Messi mund të bëjë një largim të befasishëm nga Barcelona verën e ardhshme.

Në media spanjolle po flitet se 6 herë fituesi i Topit të Artë ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën me Barcelonën, dhe në verën e vitit 2021 do të largohej falas nga “Camp Nou”.

Drejtuesit e klubit katalanas nuk duket se janë shumë të shqetësuar për këtë temë, pasi ata janë të bindur që Messi do të qëndrojë te Barça. “Leo ka thënë shumë herë që dëshiron ta mbyll karrierën këtu. Nuk kam dyshim se ai do ta mbyll tek Barça karrierën. Dhe nëse nuk është me mua, do të jetë me një president tjetër ”, tha Josep Bartomeu këtë tëq martë.

Megjithatë, spekulimet janë të shumta. I pranishëm në një konferencë për shtyp, Pep Guardiola u pyet për të ardhmen e “Pleshtit” dhe një mundësie të mundshme që një ditë të transferohet te Manchester City, ku do të gjente ish-trajnerin e tij. "Ashtu siç e thashë, ne do të flasim për merkaton në fund të sezonit dhe nuk mund të them asgjë tani. Mirëpo, dëshira ime është që Messi të qëndroj te Barcelona,"  tha Guardiola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco