TAS i jep të drejtë Barçës për transferimin e Neymar dhe dënon klubin e Santos

TAS i jep të drejtë Barçës për transferimin e Neymar dhe dënon klubin e Santos

19:22, 07/07/2020

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme gjyqësore, pasi TAS-i në Zvicër ka hedhur poshtë pretendimet e klubit brazilian të Santosit, për të marrë një dëmshpërblim prej më tepër se 60 milionë eurosh.

Brazilianët kishin ngritur pretendimet për parregullsi në transferimin e Neymar te Barcelona në verën e 2013-ës dhe kërkonin në këmbim një dëmshpërblim në vlerën e 61.295 milionë eurove.

Megjithatë në vendimin e publikuar sot, TAS arsyetoi se Barcelona nuk ka shkelur asnjë rregull gjatë transferimit të Neymar, pasi gjithçka është bërë me marrëveshje dhe klubi katalan ka paguar si për babanë e yllit brazilian, ashtu edhe për klubin e Santos. Gjykata e Arbitazhit Sportiv vendosi të dënojë Santos të paguajë 20,000 franga zvicerane për të mbuluar shpenzimet ligjore të Barcelonës.

Tani katalanët do të mund të planifikojnë edhe 60 milionë euro më shumë për të shpenzuar në merkaton e verës që pritet të jetë vërtetë e bujshme për ta dhe për më tepër, synohet rikthimi në “Camp Nou” pikërisht i brazilianit Neymar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco