Ervin Baku në SYRI TV: Jam i bindur, Tirana shpallet kampione në derbi

Ervin Baku në SYRI TV: Jam i bindur, Tirana shpallet kampione në derbi

18:44, 07/07/2020

Gazetari i Sportit, Ervin Baku ka komentuar situatën aktuale në Kategorinë Superiore.

Gjatë emisionit të pasdites të Enkeleida Zekos në SYRI TV, Baku shprehu bindjen e tij se Tirana do të fitojë derbin dhe do të shpallet kampione e Superligës.

Gjithashtu Baku nënvizoi se Partizani e ka të detyrueshme të fitojë të gjitha ndeshjet për të prekur Europën.

Tirana – Kukësi, kampionati i rihapur. Këtë duhet ta mendojmë pas çdo humbje që pëson Tirana, kampionati nuk është i rihapur pasi për mua Tirana është kampione. Tirana kishte raste më të pastra shënimi por në futboll por nuk shënove do të pësosh më pas ishin dy golat e Kukësit. Tirana ec e sigurt drejt titullit kampion dhe askush nuk e ndal tani.

Para derbit Zakonisht në derbi fiton ekipi që është më dobët për momentin. Aktualisht Tirana është më dobët vjen pas asaj zhurmës së madhe të ndeshjes në Ballsh dhe pas humbjes ndaj Kukësit. Futbollistët e Tiranës duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të bëjnë lojën e tyre. Ky është një kampionat shumë i fortë duke u luajtur në kushte të jashtëzakonshme në temperatura të larta si pasojë e shtyrjes së pandemisë. Tirana do ta fitojë derbin dhe do të shpallet kampione pikërisht në derbi siç bëri vjet Partizani.

Partizani për Europë Partizani ka për të zhvilluar 4 finale për të kapur objektivin e Europës. Janë 12 pikë që skuadra e kuqe duhet t’i marrë patjetër. 12 pikët janë të detyrueshme për të siguruar Europën në të kundërt do të quhet sezon i dështuar.

Teuta Është një skuadër e papërmbajtshme pasi Tueta e kërkon Europën nga dy fronte nga Kupa dhe nga Kampionati. Së bashku me Laçin janë dy skuadrat e momentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco