Dy klube të mëdha evropiane interesohen për Adama Traore

Dy klube të mëdha evropiane interesohen për Adama Traore

17:37, 07/07/2020

Një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Wolverhampton në Premier League, Adama Traore, është vënë nën shënjestrën e dy klubeve të mëdha  evropiane; njëra në Angli dhe tjetra në Itali. Bëhet fjalë për Manchester Cityn dhe Juventusin, që kërkojnë ta bëjnë të tyrin futbollistin spanjoll.

Mirëpo sipas asaj që raporton “ESPN”, në rast se Wolves (të 6-tët në kampionat) kalifikohet në Champions League, Traore do të qëndroj tek "Ujqërit", pasi kjo është dhe një dëshirë e tij.

Megjithatë, City dhe Juve do të bëjnë të pamundurën të firmosin me 24 vjeçarin, autor i 6 golave ??dhe 9 asisteve.

Juventus nga njëra anë kërkon të rinovojë krahët e sulmit , ndërsa nga ana tjetër Man City e sheh si zëvendësuesin ideal të Leroy Sane, i cili u transferua të Bayern Munich.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco