VIDEO/ Zbulohet pse plasi sherri te Tottenhami mes Lloris dhe Son

VIDEO/ Zbulohet pse plasi sherri te Tottenhami mes Lloris dhe Son

12:11, 07/07/2020

Situata te Tottenhami kohët e fundit nuk është aspak e qetë, teksa kjo u duk qartë edhe në ndeshjen ndaj Evertonit.

Ndeshja u mbyll me fitoren e skuadrës së Mourinhos 1-0, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë diçka tjetër.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat kanë kapur një moment kur Hugo Lloris është përplasur me shokun e skuadrës, Heung Min-Son.

Është dashur ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës, që sherri mos degradojë më tej.

Është zbuluar edhe shkaku i kësaj përplasje, e cila ka të bëjë me një aksion ku Son e la kundërshtarin të kalojë dhe nuk e ndoqi për të bërë presion, diçka që e ka nervozuar së tepërmi portierin Loris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco