Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Partizani vendos se ku do ta luajë derbin me Tiranën

Partizani vendos se ku do ta luajë derbin me Tiranën

09:51, 07/07/2020

Java e 33-të vjen shumë shpejt për Partizanin dhe Tiranën, pasi të premten ata luajnë derbin e 157-të të kryeqytetit.

Të kuqtë janë organizatorët e kësaj sfide, që sipas axhendës së publikuar nga Federata takimi do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” pa praninë e tifozëve.

Një sezon më parë, pikërisht më 12 maj 2019, me fitoren 2-1 në derbin e fundit Partizani i drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti që matematikisht të kthente titullin kampion pas 26 viteve pritje.

Me humbjen e djeshme ndaj Kukësit, bardheblutë kanë humbur mundësinë që të “hakmerren” ndaj të kuqve që të shpalleshin matematikisht kampionë në derbi.

Pra, cilido qoftë rezultati i këtij takimi, nuk do të kemi festë titulli në përfundim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco