Werder Bremeni i Milot Rashicës siguron qëndrimin në Bundesligë

Werder Bremeni i Milot Rashicës siguron qëndrimin në Bundesligë

09:01, 07/07/2020

Werder Bremen ka arritur të sigurojë qëndrimin në Bundesligë.

Skuadra ku aktivizohet Milot Rashica barazoi 2-2 në përballjen e dytë të “Play-off”-it ndaj Heidenheim, por rregulli i golit në fushë kundërshtare ndihmoi Werderin të siguronte qëndrimin në Bundesligë, pasi takimi i parë kishte përfunduar 0-0.

Werderi kaloi në epërsi që në fillim të ndeshjes me autogolin e Norman Theuerkauf (3’).

Në vazhdim ndeshja ishte e baraspeshuar dhe vendasit tentonin të shënonin sa më shpejt.

Por goli për ta erdhi shumë vonë, kur Tim Kleindienst (85’) barazoi gjithçka.

Heidenheim kërkoi edhe golin e fitores në minutat e mbetura, por skuadra mike arriti të realizonte me Augustinsson (90+4′), duke shuar shpresat e vendasve për një fitore të mundshme.

Deri në fund, Heidenheim barazoi rezultatin falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kleindienst (90+7′), por që shërbeu sa për të vulosur rezultatin 2-2, i cili e mbajti Weder Bremenin në Bundesligë.

Në këtë përballje për 80 minuta ishte në fushë edhe ylli kosovar, Milot Rashica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco