Sormani flet pas barazimit: Në derbi ndaj Tiranës duhet të marrin 3 pikë për...

Sormani flet pas barazimit: Në derbi ndaj Tiranës duhet të marrin 3 pikë për...

20:42, 06/07/2020

Trajneri i Partizani, Adolfo Sormani foli pas barazimit 1-1 në sfidën ndaj Bylis e vlefshme për javën e 32-të në kategorinë Superiore.

Gjatë një interviste për “Supersport”, italiani është shprehur se Partizani duhet ta fitojë derbin vetëm sepse i duhet fitorja dhe për asgjë tjetër.

Revoltimi në fund të ndeshjes? “Jam shumë i revoltuar e lojtarët e mi. Ka ende ndeshje për të luajtur për Europën, derisa matematika të na i lejojë, ne do përpiqemi të marrim maksimumin”, tha fillimisht Sormani.

I kënaqur me paraqitjen e Carës? Mëkat për të pasi kishte dy raste të mira për të shënuar dhe për të marrë fitoren, Duhet të eci në këtë rrugë. I kënaqur me paraqitjen e Braun i cili dha maksimumin. Në pjesën e parë kishim disa raste të mira, në pjesën e dytë kishim disa raste por nuk ia dolëm të finalizojmë për golin e fitores.

Derbi? Partizani në derbi duhet të fitojë sepse i duhet dhe jo për gjë tjetër.

Nervozizmi? Kam keqardhje për lojtarët. Irritimi ndaj lojtarëve është më shumë keqardhje, pasi mund të kishim marrë më shumë për atë që treguam në fushë. Unë i kam thënë lojtarëve, që mund të kishim fituar që në pjesën e parë në ndeshjen.”, u shpreh Sormani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco