VIDEO/ Policia 'blindon' stadiumin për Tirana - Kukësi, shpërndan dhe shoqëron ultrasit bardheblu

VIDEO/ Policia 'blindon' stadiumin për Tirana - Kukësi, shpërndan dhe shoqëron ultrasit bardheblu

17:46, 06/07/2020

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Kukësit, pavarësisht rëndësisë së saj, do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të masave anti-koronavirus.

Por policia, duke marrë sinjalizime se tifozët e skuadrës bardheblu do të grumbulloheshin pranë stadiumit, ka rrethuar impiantin kryeqytetas që do të presë këtë ndeshje që ka vlerë për titullin kampion.

Pikërisht edhe për shkak të rëndësisë që ka ndeshja, shumë tifozë kanë dashur të futen në stadium për ta ndjekur, ndonëse prania e tyre nuk lejohet për shkak të masave të marra nga qeveria për përhapjen e Koronavirusit.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të ndaluar tifozët që të futen në stadium, duke i larguar ata nga kishin ardhur dhe duke mos ua lejuar praninë në stadium.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco