Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Nis ngritja e trofeve te Tirana, bardheblutë e rinj shpallen kampion të Shqipërisë

Nis ngritja e trofeve te Tirana, bardheblutë e rinj shpallen kampion të Shqipërisë

15:03, 06/07/2020

Titullin e parë për këtë sezon Tirana e ka fituar. Në pritje që skuadra e madhe të kurorëzohet kampione e Kategorisë Superiore pas 11 vitesh, skuadra U-19 e bardhebluve e drejtuar nga Alpin Gallo është shpallur kampione e Shqipërisë për moshat nën 19 vjeç.

Bardheblutë e rinj mposhtën lehtësisht 3-1 Kamzën U-19 në finalen e fazës “play off”, duke bërë të tyrin titullin kampion.

Një trofe i merituar ky për Tiranën që në fund të ndeshjes së zhvilluar në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz festoi duke ngritur lart trofeun.

Një sukses që i hap rrugën triumfit të skuadrës së madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco