FOTO/ Edi Reja i bën elozhe lojtarit: Më duket si një ‘traktor’ në fushë

FOTO/ Edi Reja i bën elozhe lojtarit: Më duket si një ‘traktor’ në fushë

14:09, 06/07/2020

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka qenë i ftuari special në radion napolitane “Kiss Kiss” për të komentuar ato që u panë në fushë gjatë Lazio-Milan, e përfunduar 3-0 në avantazh të miqve.

Trajneri i Shqipërisë, përveç golashënuesve, ka zgjedhur Franck Kessie si më të mirin në fushë, pasi afrikani me një markim këmba-këmbës ndaj Milinkovic-Savic e ‘nxori jashtë loje’ mesfushorin e Lazios.

Image

“Kessie më kujton tej mase Genaro Gattuson. Më duket si një traktor në mesin e fushës, por prej disa kohësh më ka lënë përshtypjen se nuk gëzon besimin e trajnerit Pioli. Për mua Kessie është një futbollist me shumë vlera”, deklaroi Reja teksa i thurte elozhe 23-vjeçarit të Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco