Aventura e Mandzukic në Katar zgjat 6 muaj, sulmuesin e duan në Itali

Aventura e Mandzukic në Katar zgjat 6 muaj, sulmuesin e duan në Itali

13:46, 06/07/2020

Aventura e Mario Mandzukic në Katar ka zgjatur vetëm 6 muaj.

Sulmuesi kroat ka zgjidhur me konsensus kontratën me Al-Duhail.

34-vjeçari ballkanas nuk u përshtat dot me temperaturat e larta në Katar teksa me Al Duhail që pas transferimit të tij në janar me parametër zero u aktivizua në total në 7 takime dhe shënoi vetëm një gol në Champions Leaguen aziatike.

Tashmë Mandzukic është një lojtar i lirë në treg dhe dëshira e tij është të rikthehet në Serie A.

Sipas “Tuttosport”, është Verona skuadra që synon ta risjellë në kampionatin italian bomberin kroat.

Bashkëkombasi i tij, trajneri Ivan Juric, ka marrë situatën në dorë për të bindur Mandzukic të transferohet te Hellas Verrona.

Me shitjet e Rrahmanit te Napoli dhe Amrabat te Fiorentina, por edhe milionat që do të sjellë largimi i Kumbullës, Verona e ka kapacitetin për të mbuluar pagën e lartë të kroatit.

Ndërkohë, një tjetër skuadër italiane që interesohet për shërbimet  bomberit kroat është Benevento e Simone Inzaghit, që ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco