Lazio ul pretendimet për shitjen e Milinkovic-Savic

Lazio ul pretendimet për shitjen e Milinkovic-Savic

10:59, 06/07/2020

Mesfushori i spikatur i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, mund të largohet nga bardhekaltrit me çmim të reduktuar.

Media e njohur italiane, “Calciomercato”, raporton se drejtuesit e Lazios do të zbresin çmimin e futbollistit serb nga 100 milionë në 70 milionë euro në mënyrë që të mundësojnë transferimin e tij te një klub i madh.

Savic kërkohet nga Manchester United dhe PSG-ja, ndërsa në të kaluarën edhe Juventusi me Real Madridi kanë shprehur interes për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco