Conte nervozohet nga humbja me Bolognën

Conte nervozohet nga humbja me Bolognën

09:12, 06/07/2020

Interi i Antonio Contes pësoi një humbje të rëndë në shtëpi, duke u përmbysur nga Bologna 2-1.

Trajneri zikaltër u pa shumë nervoz dhe për një orë me radhë mbajti të ngujuar futbollistët e tij në dhomat e zhveshjes.

Conte e mori i pari përgjegjësinë për disfatën e djeshme, ku deklaroi: “Jam shumë i nervozuar, pikësëpari me veten time, pasi jam unë përgjegjësi për këtë humbje. Edhe futbollistët e mi pres që të jenë të nervozuar, prandaj ishte i nevojshëm një ballafaqim me ta, pas takimit. Kur situatat dalin disi nga kontrolli, është mirë që t’i vlerësojmë së bashku si grup dhe t’i përballojmë.

Ky është viti im i parë i punës tek Interi dhe e pranova këtë projekt, sepse kjo skuadër, madje ky klub, ka ende shumë gjëra për të përmirësuar dhe së bashku punojmë për t’ia dalë. Por vijnë edhe momente kur gjërat shkojnë keq, si kjo humbje e pësuar me Bolognën, në të cilën të gjithë si grup duhet të vihemi në diskutim, duke nisur nga unë i pari. Pranova Interin sepse isha i sigurt dhe jam i sigurt se këtu po punohet për një projekt fitues dhe unë dua të rikthej Interin te trofetë.

Sigurisht që fitoret nuk vijnë nga sot nesër, por ka shumë situata që të lënë një shije të hidhur dhe këto janë pikërisht disa nga ato gjëra që duhet t’i lëmë mënjanë, për t’iu afruar fitoreve.

Prandaj, nga ndeshja e radhës e deri në fund të këtij kampionati duhet të tregojmë të gjithë, duke nisur nga unë i pari, se e meritojmë të punojmë për Interin. Përndryshe, është më mirë që të marrim ndonjë vendim tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco