Real Madridi përgjysmon çmimin e James Rodriguez

Real Madridi përgjysmon çmimin e James Rodriguez

08:48, 06/07/2020

Real Madrid ka caktuar çmimin e kolumbianit James Rodriguez.

Mesfushori i “Los Blancos” nuk ka arritur të fitojë hapësirat e tij në “Santiago Bernabeu” nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe kështu është në mesin e lojtarëve që pritet të largohen.

E përditshmja spanjolle “Marca” së fundmi raporton se madrilenët i kanë vendosur tashmë një çmim kartonit të lojtarit.

Drejtuesit e Real Madridit janë gati ta shesin James për një çmim të reduktuar, që shkon jo më lart sesa 25 milionë euro.

Kolumbiani ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe “Los Blancos” kanë përgjysmuar çmimin për lojtarin, që kërkon gjithashtu largimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco