Andi Lila zbulon në ‘Fair Play’ emrin e klubit të madh që kërkon Gentian Selmanin

Andi Lila zbulon në ‘Fair Play’ emrin e klubit të madh që kërkon Gentian Selmanin

23:47, 05/07/2020

Portieri Gentian Selmani, në një lidhje “Skype” në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV, i pyetur për dyshimet në takimin Bylis-Tirana, tha: “Padiskutim që është një gjë e keqe, pasi kudo po luftohet që futbolli të jetë “Fair Play”. Shpresoj që asgjë të mos jetë e vërtetë”.

Për ish-portierin e Laçit, i cili aktualisht mbron kuadratin e skuadrës turke, Menemenspor, ka patur interesime nga klube italiane dhe nuk përjashtohet mundësia që 22-vjeçarin ta shohim në Serie A.    

“Kam patur një dëmtim dhe dy ditë para ndeshjes nuk kisha bërë stërvitje. Trajneri më tha të mos rrezikoja, pasi edhe objektivat i kemi arritur.

Ka patur interesime dhe biseda me disa klube, por oferta konkrete ende nuk kam patur. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Të mbaroj fillimisht sezonin dhe më pas do të bisedoj për të ardhmen.

Natyrisht që do të dëshiroja të transferohesha në ndonjë klub të madh dhe për këtë po punoj çdo ditë, deklaroi Selmani.

Ndërkaq, nga studio e “Fair Play”, Andi Lila zbuloi se Gentian Selmani ka ofertë nga Qarabag (Azerbajxhan), skuadra ku shkëlqeu ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco