VIDEO/ Surprizë në Serie A, Bologna ia bën Interit 1-2 në ‘San Siro’

VIDEO/ Surprizë në Serie A, Bologna ia bën Interit 1-2 në ‘San Siro’

19:26, 05/07/2020

Bologna ka turpëruar Interin në shtëpi, teksa e ka mposhtur me rezultatin 2-1 me përmbysje.

U zhvillua një ndeshje spektakolare në Milano, ku zikaltrit pas një pjese të parë shumë të mirë, u shpërfytyruan në të dytën.

45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e Interit, falë golit të Lukakut në minutën e 22’.

Pjesa e dytë nisi përsëri mirë për vendasit, pasi Bolonja mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Sorianos në minutën e 57-të.

Gjithashtu në minutën e 62-të, ekipi i Contes fiton penallti, por Lautaro i cili e merr përsipër, e humbi atë. 

Kur të gjithë prisnin golin e Interit, ndodhi surpriza.

Bologna me 10 lojtarë ia doli të barazojë shifrat në minutën e 74-t me anë të Jwuara.

Gjithçka u vështirësua për Interin në minutën e 77-të kur Bastoni u ndëshkua me të kuq.

Nga kjo përfitoi Bolonja, që u hodh në sulm dhe në minutën e 80-të Barrow i dha goditjen përfundimtare vendasve, duke përmbysur rezultatin, të cilin e mbrojtën deri në fund.

Me këtë humbje Interi mbetet në vendin e 3-të me 63 pikë, 4 më pak se Lazio e vendit të dytë dhe 11 më pak se Juvja e vendit të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco