Premierligë/ Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme

Premierligë/ Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme

18:38, 05/07/2020

Dy barazime në dy sfidat e para të së dielës të vlefshme për javën e 33-të të Premier League.

Në “St James Park”, Newcastle që nuk ka asnjë objektiv të mbetur në këtë sezon u ndal në një barazim 2-2 nga West Ham që ka nevojë për pikë për të siguruar mbijetesën.

Antonio kaloi menjëherë në avantazh skuadrën londineze pa u mbushur 4 minuta lojë, por në të 17-ën mesfushori paraguaian Almiron barazoi shifrat për “qymyrxhinjtë”.

Në pjesën e dytë Soucek i dha epërsinë për herë të dytë skuadrës së David Moyes, por pas 2 minutash Shelvey në të 67-ën barazoi gjithçka.

Në ndeshjen tjetër Burnley dhe Sheffield United barazuan 1-1 mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco