Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Foto/ Nis me emocione Formula 1, ja kush e fiton garën e parë të sezonit

Foto/ Nis me emocione Formula 1, ja kush e fiton garën e parë të sezonit

17:33, 05/07/2020

Mesditën e sotme është zhvilluar gara e parë e sezonit të ri të Formula 1, që duhet të kishte nisur që në mars, por pandemia e bëri të pamundur.

Çmimi i Madh i Austrisë ka hapur edicionin e ri dhe ka qenë një garë plot emocione.

Nga 20 pilotë, vetëm 13 prej tyre arritën ta përfundonin garën për shkak të përplasjeve që ndodhën gjatë 71 xhirove.

Mercedes u tregua dominues edhe në sezonin e ri, pasi Valteri Bottas arriti të udhëhiqte pothuajse nga fillimi i garës dhe triumfoi në fund.

Lewis Hamilton ishte në vendin e dytë, por në fundin e garës ai pati një përplasje me pilotin e RedBull, Albon, duke marrë një penallti prej pesë sekondash dhe kësisoj përfundoi i katërti, duke mbetur jashtë podiumit.

Charles Leclerc e mbylli garën në vendin e dytë, kurse befasisht Lando Norris përfundoi në podium me makinën e tij McLaren.

Sebastian Vettel arriti të përfundonte vetëm në vendin e dhjetë, pas një përplasje në fillim të garës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco