Egbo: E di Zoti çfarë është rezervuar për ndeshjen me Kukësin

Egbo: E di Zoti çfarë është rezervuar për ndeshjen me Kukësin

17:10, 05/07/2020

Emanuel Egbo është shprehur se Tirana është e qetë para ndeshjes me Kukësin dhe do të futen në fushë për të marrë maksimumin.

Para sfidës me verilindorët, tekniku bardheblu ka folur edhe për ndeshjen me Bylisin që ngriti polemika të shumta duke thënë se është i lumtur që skuadra humbi 2-1 dhe jo me një rezultat të thellë, duke shtuar se në fushë ishin disa lojtarë që gjatë sezonit nuk kishin pasur shumë minuta.

“Kukësi? Mendoj që është një ndeshje që nuk ka nevojë për të karikuar lojtarët. Është një ndeshje si derbi dhe mund të vendosë kampionatin. Do mundohemi të japim maksimumin në fushë dhe shpresojmë të marrim rezultatin që na takon.

Spekulimet për ndeshjen me Bylisin? Ato që kam thënë pas ndeshjes atje nuk dua ti përsëris. Ishte ndeshja e parë në Kupë dhe i pushuam disa lojtarë duke ditur se kishim ndeshje me Kukësin. Shyqyr humbëm 2-1 dhe jo 3-1 dhe shpresojmë te përmbysja.

Mënyra se si erdhi humbja? Nuk më shqetëson shumë, pasi disa nga ata lojtarë nuk kishin shumë minuta. Nuk mund të them se në ndeshjen me Bylisin ka qenë Tirana më e dobët, pasi ishte vapë e madhe. Ndaluam gati 3 herë për pushim. Unë mendoj se është e rëndësishme që nuk e humbëm me rezultat të thellë.

Ndeshja me Kukësin vendos titullin? Atë e di Zoti dhe presim çfarë është rezervuar”, deklaroi tekniku i bardhebluve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco