VIDEO/ Me këtë penallti Real Madridi siguron 3 pikët në Bilbao

VIDEO/ Me këtë penallti Real Madridi siguron 3 pikët në Bilbao

16:46, 05/07/2020

Sergio Ramos bëhet sërish protagonist te Reali i Madridit, pasi u ka dhënë të tijve një tjetër 3-pikësh, që tani i çon kryeqytetasit akoma më pranë titullit kampion, kur kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur.

Në testin më të vështirë të javëve të fundit, transfertën baske ndaj Athltic Bilbaos, Los Blancos vuajtën jo pak për të marrë fitoren minimal 0-1, me golin që u shënua vetëm në minutën e 73-të nga ana e kapitenit Ramos.

Pjesa e parë ishte mjaft e balancuar dhe të dy skuadrat patën raste të mira shënimi, ndërsa më pranë golit shkuan vendasit, por Inaki Williams gaboi përballë Thibaut Courtois dhe gjuajti mbi kuadrat.

Madrilenët u treguan më agresivë në pjesën e dytë dhe arritën që me ndihmën e VAR-it, të fitojnë një 11-metërsh me anë të brazilianit Marcelo, i cili i vodhi kohën mbrojtësit bask Garcia dhe e detyroi këtë të fundit ta pengojë në zonë.

Nga pika e penalltisë shkoi Sergio Ramos që gjuajti saktë dhe e dërgoi sferën në rrjetë, duke shënuar kështu golin e 10-të sezonal në kampionat dhe duke u dhënë madrilenëve një tjetër 3-pikësh me vlerë, pas atij ndaj Getafes tri ditë më parë.

Me këtë fitore Reali i Madridit shkon në kuotën e 77 pikëve dhe e rrit në 7 pikë diferencën nga Barcelona e vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Villarealit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco