Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Mourinho: Ancelotti është i mrekullueshëm, do të thyej rregullat për ta përqafuar

Mourinho: Ancelotti është i mrekullueshëm, do të thyej rregullat për ta përqafuar

15:48, 05/07/2020

Në kuadër të javë së 33-të në Premier League, Tottenham pret mbrëmjen e nesërme Evertonin në shtëpi.

Pritet të jetë një sfidë mjaft e bukur, duke parë që përballë do të jenë dy nga trajnerët më të njohur në botën e futbollit, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti.

Që të dy kanë arritur suksese të shumta dhe kanë drejtuar skuadra të njëjta si Chelsea e Reali i Madridit, ndërsa vlen të theksohet se gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin, gjë që e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho në intervistën e dhënë paraditen e sotme.

“Mendoj se çdo njeri në futboll admiron Carlon si trajner dhe si person. Ata që nuk e njohin si person, jam i sigurt që e njohin si trajner dhe kanë të njëjtin admirim. Për mua si person është i mrekullueshëm, ndërsa si trajner ka qenë dhe mbetet një nga më të mirët e 20 viteve të fundit, ndaj është një vlerë e shtuar për Premier Leaguen, ndaj mendoj se do të thyej rregullat e distancimit për ta përqafuar”, deklaroi Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco